Sport

Fenerbahçe humbet derbin e Stambollit, përballë rivalëve të Besiktas…

Diferenca prej 3 pikësh e Fenerbahces, tani mund të thellohet nga Galatasaray

8 Dhjetor 2024, 09:19 Nga DOSJA
Fenerbahçe humbet derbin e Stambollit, përballë rivalëve

TURQI - Fenerbahçe u gjunjëzua në derbin e Stambollit përballë një rivali si Besiktas. Oxlade-Chamberlain e vendosi duelin me gol në minutën e 73-të.

Fenerbahçe thyen kështu pas një serie prej pesë fitoresh radhazi në kompeticionin  vendas. Ata zënë vendin e dytë me 32 pikë, ndërkohë që Galatasaray mund të thellojë hendekun prej 3 pikësh me ta.

Krejt e kundërta për Besiktasit, i cili ngjitet në vendin e katërt me 25 pikë, pasi përfundoi një dinamikë pesëditore pa fitore. Në këtë ndeshje, Rashica ishte titullar, ndërkohë që në fund u aktivizua edhe sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi, i cili ka qenë i dëmtuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll