Bota

FOTOLAJM/ Ceremonia e rihapjes së Notre Dame në Paris, ja personalitet dhe liderët nga bota që morën pjesë

Ceremonia, e planifikuar që të fillonte përjashta, u zhvendos tërësisht brenda për shkak të erërave të forta të dhjetorit në brigjet e lumit Sena.

8 Dhjetor 2024, 09:56 Nga M.B
FOTOLAJM/ Ceremonia e rihapjes së Notre Dame në Paris, ja personalitet
Foto nga ceremonia

PARIS- Kryevepra madhështore e stilit gotik Notre Dame hapi dyert për besimtarët ditën e djeshme për herë të parë që kur flakët pothuajse e shkatërruan atë në vitin 2019. Ceremonia, e planifikuar që të fillonte përjashta, u zhvendos tërësisht brenda për shkak të erërave të forta të dhjetorit në brigjet e lumit Sena. 

Brenda Katedrales së mrekullueshme, koret kënduan psalme dhe organoja e saj e heshtur për gati pesë vjet, mbushi sallën me një ndërthurje melodish të ndryshme. Restaurimi, një arritje spektakolare në vetëm pesë vjet për një strukturë së cilës iu deshën gati dy shekuj për t'u ndërtuar, shihet si një moment triumfi për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili këmbënguli për afatin ambicioz kohor dhe një lehtësim nga problemet politike të brendshme me të cilat ai përballet.

Ceremonia e mbrëmjes, ku morën pjesë 1,500 personalitete, përfshirë Presidentin e zgjedhur Donald Trump, Princin e Britanisë William dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ishte një kujtesë e rolit historik të Katedrales Notre Dame si një fener shpirtëror dhe kulturor.

notre dame

Sondazh

Poll