Bota

VIDEO/ Trump takon Princin Uilliam në Paris: Po bëni një punë fantastike!

Ata patën një takim të ngrohtë dhe miqësor 40-minutësh në rezidencën e ambasadorit britanik pasi më parë shtrënguan duart në një ceremoninë rihapjeje që shënonte restaurimin pesë-vjeçar të katedrales Notre-Dame.

8 Dhjetor 2024, 07:35 Nga N.F
VIDEO/ Trump takon Princin Uilliam në Paris: Po bëni një
Takimit

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump tha se Princi i Uellsit, William po bën një punë fantastike teksa u takuan për herë të dytë në Paris të shtunën. Ata patën një takim të ngrohtë dhe miqësor 40-minutësh në rezidencën e ambasadorit britanik pasi më parë shtrënguan duart në një ceremoninë rihapjeje që shënonte restaurimin pesë-vjeçar të katedrales Notre-Dame.


Në shtëpinë e diplomatit, Trump dhe Princi William diskutuan një sërë çështjesh globale, por u fokusuan në rëndësinë e marrëdhënieve speciale MB-SHBA, sipas Kensington Palace. Pallati shtoi se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, ndau gjithashtu disa kujtime me Princin William të gjyshes së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II.

Ishte hera e parë që të dy takoheshin që nga rizgjedhja e presidentit amerikan muajin e kaluar. Hera e fundit që ata u takuan ishte gjatë vizitës së tij zyrtare në MB në vitin 2019. Në shërbimin e Notre Dame të së shtunës mbrëma ku morën pjesë krerët e shteteve, Trump u ul pranë presidentit francez Emmanuel Macron.

trump princi william

Sondazh

Poll