Bota

Rihapja e Notre Dame në Paris, ja kur do të mund të vizitohet Katedralja

Mediat e huaja shkruajnë se Kryepeshkopi Laurent Ulrich do të kremtojë meshën inauguruese të dielën në orën 10:30. 

8 Dhjetor 2024, 09:09 Nga M.B
Rihapja e Notre Dame në Paris, ja kur do të mund të vizitohet
Notre-Dame de Paris

FRANCA- Katedralja e Notre Dame në Paris ka rihapur dyert e saj ditën e djeshme, 5 vite e gjysmë pas zjarrit që shkatërroi çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë të kësaj kryevepre të artit gotik. Mediat e huaja shkruajnë se Kryepeshkopi Laurent Ulrich do të kremtojë meshën inauguruese të dielën në orën 10:30. 

Bëhet me dije se njerëzit që kanë rezervuar paraprakisht do të hyjnë të dielën në mbrëmje nga ora 17.30 deri në 20:00, por ka gjasa të ketë radhë të gjata.

Duke filluar nga 16 dhjetori, katedralja do të rifillojë të jetë e hapur në orarin e saj ditor nga ora 7:45 deri në orën 19:00 me orën lokale. Shërbimet do të fokusohen në grupe specifike si donatorët që kanë paguar për rinovimet dhe zjarrfikësit që ndihmuan në shpëtimin e tij. 

notre dame

Sondazh

Poll