Bota

Presidentja Silianovska nuk mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së "Notre Dame", shkak një problem me aeroplanin qeveritar

Mësohet se ajo s'ka qenë e pranishme në Paris për shkak të dëmtimit të aeroplanit qeveritar. Lajmin e njoftoi zyra e presidencës.

8 Dhjetor 2024, 07:58 Nga N.F
Presidentja Silianovska nuk mori pjesë në ceremoninë e rihapjes
Gordana Silianovska

MAQEDONI E VERIUT- Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, nuk ka mundur të shkojë në Paris të shtunën për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame. Mësohet se ajo s'ka qenë e pranishme në Paris për shkak të dëmtimit të aeroplanit qeveritar. Lajmin e njoftoi zyra e presidencës.

Silianovska informoi Zyrën e presidentit francez Emmanuel Macron për pamundësinë e saj për të udhëtuar në Paris dhe për të marrë pjesë në ceremoni, në prani të dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe personaliteteve.

Më 15 prill 2019, një zjarr i madh shpërtheu në Notre–Dame. Flakët shkatërruan strukturën e çatisë së monumentit dhe më pas u përhapën, duke shkatërruar majën dhe çatitë dhe kornizat e tyre prej druri. Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe Parisit, është restauruar me kujdes, me një majë dhe çati të re, duke rezultuar në një kosto riparimi prej 700 milion €.

gordana silianovska rihapja e notre dame

Sondazh

Poll