Art&Argëtim

Lë pas pólemikat e Festivalit të RTSH, Arilena Ara árratiset në Los Angeles (Fotot)

29 Dhjetor 2019, 14:45 Nga DOSJA
Lë pas pólemikat e Festivalit të RTSH, Arilena Ara

LOS ANGELES- Arilena Ara e cila u shpall fituese në Festivalin e 58 të Këngës, fitore vetëm pak ditë pas natës finale ku rrëmbeu edhe trofeun, është larguar nga  Shqipëria drejt Amerikës.  Përmes disa postimeve në rrjetet e saj sociale vihet re që këngëtarja e njohur po shijon disa ditë pushimi në  prag festash në një vend me diell dhe në  Los Angeles.

Ky udhëtim i Arilenës vjen ndërkohë që mediat në vend  shkruajnë pa psuhim gjithaçka rreth fitores së saj dhe polemikave që ngriti kjo përzgjedhje surprizë  të artistes që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Madje fakti që Elvana Gjata nuk u shpall fituese, çoi fansat e kësaj të fundit në krijimin e një peticioni për kërkimin e një verifikimi të votimit në tërësi.

Mesa duket ky largim i Arilenës tregon se ajo nuk po shqetësohet aspak rreth zhurmës që është krijuar në Shqipëri, por po qetësohet dhe po shijon kështu edhe fitoren e saj larg vendit të saj.

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Pas festivalit nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara arilena ara shpallet fituese arilena udheton ne los angeles elvana gjata polemika per festivalin e rtsh arilena ara arilena ara shpallet fituese arilena udheton ne los angeles elvana gjata polemika per festivalin e rtsh

Sondazh

Poll