Art&Argëtim

Një tjetër version i “Fiks Fare” dhe “Stop”, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli do sjellin emision investigativ

29 Dhjetor 2019, 13:43 Nga DOSJA
Një tjetër version i “Fiks Fare” dhe “Stop”,

TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj së shpejti do të jetë në një  bashkëpunim të ri me Xhevahir Zenelin, ku sëbashku do të sjellin emisionin e ri në Vizion Plus, “Fake Off”, që do të startojë që të natën e fundit të vitit 2019.

“Fake  Off”, do të jetë një emision investigativ, version i ngjashëm me  “Fiks Fare” në Top Channel dhe “Stop” në Tv Klan.

Mësohet që në këtë emision do të ketë për publikun, ‘vox pop-e’ për tema dhe çështje të ndryshme në vend, batuta, foton e ditës, si dhe ngjarjet aktuale, sipas “IMAlbania.com”.

Emisioni Investigativ do të nis transmetimin e puntatës së parë në “Vizion Plus” që në 31 dhjetor,  që përkon edhe me natën e ndërrimit  të viteve.

“Fake Off” do të jetë  në transmetim nga e hëna në të premte, në orën 19:30.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz agron llakaj xhevahir zenelin agron llakaj xhevahir zenelin

Sondazh

Poll