7 Dhjetor 2024, 17:56
Nga N.F

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka publikuar një fotografi me emblemat e gjetura pas kontrolleve të zhvilluara më 29 nëntor në Zubin Potok. Kurti më tej në postim thekson se këto emblema janë ruse dhe serbe të cilat u përkasin strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Ai shtoi se ky zbulim dëshmon përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste ruso-serbe me lidhje të forta në Serbi që duan destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.
“Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, ka shkruar Kurti.
Ai shtoi se stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar e vendimtar ndaj sulmeve të tilla terroriste dhe aktiviteteve që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme në rajon.
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, shkruan Kurti.

kurti sulmi ne zubin potok serbia rusia
Politike
7 Dhjetor 2024, 17:29
N.F
Hashim Thaçi
HAGË- Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë publikuar versionin e redaktua...
Politike
7 Dhjetor 2024, 16:13
ZH.LL
KQZ
KOSOVË- Më 11 dhjetor është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike. Por teksa kanë mbetur vetëm edhe ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 15:47
N.F
Takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ish-senatorin dhe gazetarin italian, Antonio Razzi, i ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 14:38
r.ll
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale tha se PD nuk do t'i njohë gjykime...
Politike
7 Dhjetor 2024, 14:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale lidhur me largimi...
Politike
7 Dhjetor 2024, 14:12
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u sh...
Politike
7 Dhjetor 2024, 14:06
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u sh...
Politike
7 Dhjetor 2024, 13:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u shpreh se...
Politike
7 Dhjetor 2024, 13:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale ka treguar ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 13:41
r.ll
eduard duro
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykimin kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duron, nën akuzën "Shp&...