Politike

Berisha takim kreun e lëvizjes “Gjithmonë pro Trump”: Folëm për instalimin e narkoshtetit të vetëm në Europë!

Takimi u fokusua në zhvillimet politike në Shqipëri. Berisha përmes një postimi në "Facebook" shtoi se ka diskutuar edhe për instalimin e një narkoshteti nga Edi Rama, rikthimin e farsës zgjedhore dhe burgosjet e kundërshtarëve politikë.

7 Dhjetor 2024, 15:47 Nga N.F
Berisha takim kreun e lëvizjes “Gjithmonë pro Trump”:
Takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ish-senatorin dhe gazetarin italian, Antonio Razzi, i cili kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump”. Takimi u fokusua në zhvillimet politike në Shqipëri. Berisha përmes një postimi në "Facebook" shtoi se ka diskutuar edhe për instalimin e një narkoshteti nga Edi Rama, rikthimin e farsës zgjedhore dhe burgosjet e kundërshtarëve politikë. Gjithashtu, u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në të dy vendet.

Kryetari i PD dhe ish-senatori italian ruajnë një miqësi të hershme dhe ai bëri me dije se takimi ishte miqësor dhe i hapur. Në takim morën pjesë nënkryetari i PDSH, Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkise në Lushnje, Elton Bano.

"Takim me ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar Italian, Antonio Razzi. Të dashur miq, dje takova mikun tim të hershëm, ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar italian, Z. Antonio Razzi që tani kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump.”

Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë, mbi zhvillimin e marrëdhënjeve miqësore midis vendeve tona mike dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë. Takimi ishte miqësorë dhe i hapur. Në të morën pjesë Nën/kryetri i PDSH Z. Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkisë Lushnjë, Z. Elton Bano" shkruan Berisha në "Facebook".

Berisha takim kreun e lëvizjes “Gjithmonë pro Trump”:

berisha trump edi rama

Sondazh

Poll