Sport

Myrto Uzuni futet në historinë e Granadës, vendos rekord për skuadrën spanjole!

7 Dhjetor 2024, 19:22 Nga DOSJA

Myrto Uzuni futet në historinë e Granadës, vendos rekord për

SPANJË - Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka shënuar dy herë për Granadën, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjol!

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Racing Santander për rezultatin 3-0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje, duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

Myrto Uzuni futet në historinë e Granadës, vendos rekord për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll