Aktualitet

U kap me 3 kg drogë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen ora dhe bizhuteri ari

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap nga policia në Faenza me tre kilogramë drogë. Lënda narkotike e sekuestruar përfshinte kokainë, hashash dhe marijuanë.

7 Dhjetor 2024, 16:41 Nga N.F
U kap me 3 kg drogë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap nga policia në Faenza me tre kilogramë drogë. Lënda narkotike e sekuestruar përfshinte kokainë, hashash dhe marijuanë.

Përveç lëndës narkotike, të arrestuarit iu gjetën edhe tre ora, bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, me mbishkrime të personalizuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Arrestimi i tij u krye si pjesë e një operacioni për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës. Shqiptari u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të paraqitjes para gjykatës për seancën e vlefshmërisë.

arrestohet me droge shqiptari ne itali

Sondazh

Poll