Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar i drogës në Greqi, 47 përdorues ende të paidentifikuar në "Sky ECC" dhe "Encrochat", 3 prej tyre me role kyçe

Dy prej tyre, përdorues të “Sky ECC”, konsiderohen furnizues të rëndësishëm të lëndëve narkotike për dy grupe kriminale, njëri i drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetri nga Denis Grabocka dhe Andon Salati.

7 Dhjetor 2024, 16:27 Nga N.F
Operacioni ndërkombëtar i drogës në Greqi, 47 përdorues
Foto

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në Greqi. Mësohet se në dosjet “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të dyshuarit si anëtarë të një organizate kriminale që merret me trafikimin ndërkombëtar të drogës mes Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës, janë identifikuar të paktën 47 përdorues të platformave të kriptuara, ende të paidentifikuar.

Dy prej tyre, përdorues të “Sky ECC”, konsiderohen furnizues të rëndësishëm të lëndëve narkotike për dy grupe kriminale, njëri i drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetri nga Denis Grabocka dhe Andon Salati. Po ashtu, një përdorues tjetër i paidentifikuar i platformës “Encrochat” është lidhur si ndërmjetës për transferimin e shumave të mëdha parash përmes sistemit “Haëala”, duke përdorur një dyqan në rrugën “Axarnon nr.101” në Athinë. Për të gjithë këta personazhe të paidentifikuar, autoritetet greke po punojnë për të lidhur kodet e tyre me emrin konkret me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

Ky është operacioni i dyti brenda një jave i zhvilluar në Greqi bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC dhe EncroChat. Operacioni i policisë është kulmi i një hetimi që ka zgjatur disa muaj. 24 persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Greqi dhe i iniciuar nga komunikimet në platformën Sky ECC dhe Encrochat. Mësohet se 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim teksa në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shqiptarë (njëri i vdekur), disa grekë dhe persona nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale. Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme. Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi.

Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro. Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

trafiku i droges ne greqi sky ecc encrochat

Sondazh

Poll