Aktualitet

EMRAT/ Arrestohet polici dhe 3 persona të tjerë në Tiranë, ishin dënuar nga GJKKO për marrje ryshfeti

Gjithashtu në pranga kanë rënë Enis Balla, 40-vjeç dhe Revi Osmani, 28-vjeç, për veprat penale “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv” kryer në bashkëpunim. 

7 Dhjetor 2024, 15:56 Nga ZH.LL
EMRAT/ Arrestohet polici dhe 3 persona të tjerë në Tiranë,
policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një polic dhe tre persona të tjerë. Në pranga ka rënë punjonësi i policisë së shtetit, Kujtim Xhaja, 50-vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjykata e Posaçme e ka dënuar më 1 vit e 4 muaj burgim.

Gjithashtu në pranga kanë rënë Enis Balla, 40-vjeç dhe Revi Osmani, 28-vjeç, për veprat penale “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv” kryer në bashkëpunim. Ata janë dënuar përkatësisht me nga 8 muaj burgim.

Alkid Ndreu, 49-vjeç, specialist i administrimit të dokumentave, është personi i katërt i arrestuar. Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta persona, në mënyrë ta paligjshme, kundrejt ryshfetit u kthenin drejtuesve te automjeteve patentat e bllokuara nga policia rrugore. Ata janë pjesë e një rrjeti të goditur nga SPAK me 25 të pandehur. Gjatë hetimit të nisur në vitin 2023, SPAk zbuloi se personat e përfshirë mes tyre edhe efektivë policie, merrnin dhe jepnin ryshfet për të kthyer para afatit patentat e pezulluara. Duke marrë ryshfet deri në 1500 euro, patentat e bllokuara arriheshin të merreshein nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror para afatit të pezullimit.

tirane gjkko

Sondazh

Poll