Aktualitet

Shisnin kanabis nëpër qytet arrestohet 24 vjeçari në Durrës, procedohet shoku i tij

Gjithashtu është proceduar edhe një 20-vjeçar.

7 Dhjetor 2024, 14:23 Nga E. D
Shisnin kanabis nëpër qytet arrestohet 24 vjeçari në
foto ilustruese

DURRËS- Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Gjithashtu është proceduar edhe një 20-vjeçar. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në  inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar " Sixteen",  arrestuan në flagrancë shtetasin: M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës Si dhe është  proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me  lëndë të  dyshuar narkotike kanabis  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll