Aktualitet

Aksident në aksin Mbrostar-Levan, një person humb jetën, një tjetër i plagosur

Sipas raportimeve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes së shoferit një automjet ka dalë nga rruga. S

7 Dhjetor 2024, 08:46 Nga r.ll
Aksident në aksin Mbrostar-Levan, një person humb jetën,
makina e aksidentuar

FIER- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Mbrostar-Levan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Pojanit. 

Sipas raportimeve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes së shoferit një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll