Aktualitet

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme

Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

7 Dhjetor 2024, 07:23 Nga r.ll

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, zbuloni parashikimin e motit

TIRANË- Gjatë kësaj fundjave përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Për ditën e Shtunë (nesër) për pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

moti 7 dhjetor 2024

Sondazh

Poll