Aktualitet

“Gruaja më tha se djalin e madh e ka me dikë tjetër”/ Dëshmia e Kastriot Cenkos: E godita njëherë me çekiç, pastaj e lidha me kabllo

Sipas tij viktima më vonë e ka pranuar se po fliste me një burrë dhe se do të merrnin fëmijën e madh dhe do ikte. 

6 Dhjetor 2024, 21:44 Nga E. D
“Gruaja më tha se djalin e madh e ka me dikë tjetër”/
foto ilustruese

GREQI- Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi. Kastriot Cenko pasi është shoqëruar në stacionin e policisë ka pranuar veprimet e tij para autoriteteve greke dhe ka dhënë dëshminë mbi ngjarjen tronditëse. Cenko thotë se ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 Alba po fliste në telefon në tualet me një burrë. Gjithashtu ai thotë se e ka dëgjuar Albën duke thënë se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa. 

Sipas tij viktima më vonë e ka pranuar se po fliste me një burrë dhe se do të merrnin fëmijën e madh dhe do ikte. Po ashtu Cenko shprehet se kur e ka pyetur se përse do e merrte djalin e madh ajo ka thënë se djalin e ka me dikë tjetër dhe jo me të. Cenko tha më tej para policisë se ditën pasardhëse kishte çuar fëmijët në banesën e të vëllait, në mënyrë që të kishte kohë për të fshehur trupin e bashkëshortes së pajetë.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.

Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, ja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla”, tha 38-vjeçari në dëshminë e ngjarjes së rëndë. Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”, tha ai.

kastriot cenko  alba cenko

Sondazh

Poll