Politike

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Kuvendi: Do të jetë konfidencial në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregulla

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se ky opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij. 

6 Dhjetor 2024, 19:37 Nga M.B
Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi ka reagur pas shqyrtimit të bërë sot nga Komisioni i Venecias lidhur me kërkesën që kishte të bënte me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se ky opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Po ashtu Kuvendi shton se deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

Njoftim:

Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.

Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

Zyra e Shtypit e Kuvendit

kuvendi

Sondazh

Poll