Politike

Kufizimi i përdorimit të TikTok, Rama: 394 takime, pridërit po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia

Rama shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve.

6 Dhjetor 2024, 18:00 Nga M.B
Kufizimi i përdorimit të TikTok, Rama: 394 takime,
Foto nga takimi

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit mes stafeve mësimore dhe prindërve, mbi idenë për kufizimin e rrjeteve sociale, si TikTok. Rama shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve. Ai shton se ata po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia

“Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.

Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll