Sport

E frikshme, policia ekuadoriane liron pengjet, mes tyre futbollisti i kombëtares! - VIDEO

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në resortin e Atacames, ku lojtari u gjet me shefin e policisë ekuadoriane Diego Velastegui duke thënë se kishte një shkëmbim zjarri me kriminelët.

5 Dhjetor 2024, 16:37 Nga DOSJA
E frikshme, policia ekuadoriane liron pengjet, mes tyre futbollisti i

EKUADOR - Futbollisti i përfaqësueses së Ekuadorit, Pedro Pablo Perlasa është liruar nga autoritetet e vendit të tij pasi ishte rrëmbyer së bashku me një person tjetër që po ashtu u la i lirë. Një zyrtar i policisë lokale sqaroi për shtypin se rrëmbyesit e tyre i keqtrajtuan dhe nisi një hetim për të përcaktuar motivet.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në resortin e Atacames, ku lojtari u gjet me shefin e policisë ekuadoriane Diego Velastegui duke thënë se kishte një shkëmbim zjarri me kriminelët. Policia iu përgjigj të shtënave që ka marrë nga kriminelët të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se janë të plagosur”, tha ai në momentin e shpëtimit.

Shikoni videon e shpëtimit

Pak ditë më pare dy persona u zhdukën dhe dy trupa u gjetën në Atacames, duke çuar në besimin se ata ishin dy të rrëmbyerit. Zhdukja e Prelasës ndodhi në një kohë të rritjes së dhunës kriminale në Ekuador, i cili në vitin 2023 ishte vendi i Amerikës Latine me shkallën më të lartë të vrasjeve, me 47.2 për 100,000 banorë, tetë herë më i lartë se në vitin 2016.

Perlasa, 33 vjeç, u ribashkua me familjen e tij pas lirimit dhe duke folur për shtypin, shprehu lehtësimin e tij: “Është sikur po jetoj sërish nga e para. Falënderoj Policinë Kombëtare, punë të mbarë dhe ju kërkoj edhe një herë falje”, tha ai, me tensionin ende të dukshëm në zërin e tij. Sa I përket karrierës sportive ai sezonin e kaluar luajti te Delfin, skuadër të cilës i ishte rikthyer këtë vit, pasi kishte triumfuar atje në 2019 duke fituar kampionatin e Ekuadorit, sukses që e përsëriti në 2021 me Liga de Quito dhe në 2022 me Aucas. Perlasa luajti gjithashtu për skuadrat lokale Independiente del Valle dhe Barcelonën, dhe pati një periudhë të shkurtër me ekipin kombëtar të Ekuadorit në vitin 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll