Sport

Verstappen kërcënon kolegun e tij të F1: “Do t’ia përplas kokën në mur…”

Këto komente vijnë pas një incidenti në kualifikueset e Çmimit të Madh të Katarit, ku Verstappen u penalizua, vendim për të cilin ai e fajësoi Russellin për ndikimin e tij në vendimin e komisarëve.

5 Dhjetor 2024, 16:23 Nga DOSJA
Verstappen kërcënon kolegun e tij të F1: “Do t’ia

ANGLI - Disa ditë pas deklaratave të Max Verstappen, i cili tha se kishte humbur "çdo respekt" për George Russell dhe se britaniku mund të "shkonte në të s’ëmës", Russell ka reaguar me një deklaratë të fortë duke zbuluar një kërcënim.

Russell tha se Verstappen, natën para garës në Abu Dhabi, kishte bërë një koment ku deklaronte se do të përplasej qëllimisht me të për ta "t’ia përplasur kokën në mur". Kjo, sipas Russell, tregon ironi të madhe duke pasur parasysh akuzat e Verstappenit për mungesë integriteti.

Russell gjithashtu theksoi se njerëzit janë intimiduar nga Verstappen prej vitesh, ndërsa shtoi se kampioni nuk e menaxhon dot mirë kundërshtinë. Ai e përshkroi sjelljen e Verstappen si të pasjellshme dhe të panevojshme, duke përmendur se komentet e tij përpara kamerave janë shumë të ndryshme nga ato që ndodhin prapa skenave.

Këto komente vijnë pas një incidenti në kualifikueset e Çmimit të Madh të Katarit, ku Verstappen u penalizua, vendim për të cilin ai e fajësoi Russellin për ndikimin e tij në vendimin e komisarëve. Në atë rast, Verstappen deklaroi se Russell është një person që duket i sjellshëm përpara kamerave, por është krejt ndryshe gjatë garës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll