Sport

Roy Keane parashikon për Amorimin: "Nuk e shoh Man.United të përfundojë në Top-6"

Ish-mesfushori nuk është impresionuar pas humbjes 2-0 të “Djajve të Kuq” ndaj Arsenalit

5 Dhjetor 2024, 15:26 Nga DOSJA

Roy Keane parashikon për Amorimin: "Nuk e shoh Man.United të

ANGLI - Ruben Amorim pësoi këtë të mërkurë, në shtëpinë e Arsenalit, humbjen e parë si trajner i Manchester United (2-0), në një ndeshje që nuk i bëri përshtypje Roy Keane.

Ish-lojtari i Manchester United, një nga figurat historike të Premierligës, la edhe një herë disa kritika ndaj skuadrës dhe u shpreh se nuk i sheh “Djajtë e Kuq” të kenë kapacitetin për të mbyllur kampionatin në Top-6.

"Ishte ndeshja më e vështirë deri më tani dhe ata nuk i përmbushën pritshmëritë. Amorimi do të mësojë më shumë nga ajo që pa sonte. Kur shikojmë një ndeshje të tillë, kundër një ekipi të mirë si Arsenali, e kuptojmë se sa punë ka përpara Amorimi. Natyrisht, ne gjithmonë shpresojmë për një fushatë të mirë në Kupë, por ata luajnë sërish kundër Arsenalit në kampionat?

Dhe ai vazhdoi, duke theksuar se trajneri portugez është ende në një ‘fazë mësimi’: “Mirë që erdhi dhe po vuan tani. Ai duhet të ketë parë lojtarët sot dhe ka menduar ‘of’... Të frustruar në fund, por ata duhet të jenë më pozitivë. Zëvendësimet bënë shumë pak dje.

Gary Neville, kolegu i Keane dhe legjenda e Manchester United, gjithashtu dha mendimin e tij: "Ndoshta duhet të mendojmë për atë që shpresonim. Një fitore kundër Arsenalit? Jo. Mendova se ndoshta ata do të humbnin 3-1 dhe do të përpiqeshin t'i shkaktonin probleme, duke menduar 'ok, nuk ishte aspak keq'”, përfundoi ai.

Me këtë rezultat, Manchester United ra në vendin e 11-të në Premierligë, me 19 pikë dhe mund të kalohet sonte nga Fulham dhe Bournemouth i Marco Silvës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll