Sport

Sanksioni ndaj Neuerit, pas kartonit të parë të kuq në karrierën e portierit...

Komisioni Disiplinor i Federatës Gjermane të Futbollit shpalli vendimin e tij

5 Dhjetor 2024, 14:49 Nga DOSJA
Sanksioni ndaj Neuerit, pas kartonit të parë të kuq në

GJERMANI - Pasi mori kartonin e parë të kuq të martën e kaluar, Manuel Neuer, portieri dhe kapiteni i Bayernit, mori një pezullim me dy ndeshje në Kupë këtë të enjte, njoftoi Komisioni Disiplinor i Federatës Gjermane të Futbollit.

Neuer, 38 vjeç, do të vuajë pezullimin sezonin e ardhshëm (nëse rinovon dhe vazhdon), pasi të martën Bayern u eliminua në fazën e 16-të të Kupës së Gjermanisë nga Bayer Leverkusen i Xabi Alonso (0-1).

Ishte ndeshja e 866-të në karrierën e Neuerit dhe ai u përjashtua për herë të pare, pasi pengoi Jeremie Frimpong. Bayern luajti me 10 për më shumë se 70 minuta.

Nuk janë të gjitha lajmet e këqija për skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany, lideri i Bundesligës. Këtë të enjte, Harry Kane ishte në gjendje të vraponte sërish, pasi pësoi një çarje të vogël fibrilare në pjesën e pasme të kofshës së djathtë pak më pak se një javë më parë. 

Kane u dëmtua në klasikun e madh të Bundesligës të shtunën e kaluar kundër Borussia Dortmundit dhe Bayern nuk specifikoi se sa kohë do të jetë jashtë. Ai ka shënuar 20 gola këtë sezon (14 në Bundesligë, një në Kupë dhe 5 në Ligën e Kampionëve).

Këtë të shtunë Bayern pret Heidenheimin në Bundesligë dhe në Champions League do të përballet me Shakhtar Donetsk në Gelsenkirchen. Dy ndeshjet e tyre të fundit të vitit 2024 janë të shtunën më 14 kundër Mainz dhe të 20-tën kundër Leipzig.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll