Sport

Edoardo Bove nuk do të luajë sërish në Itali, nëse i implantohet një defibrilator...

Në gazetën La Reppublica ata pohojnë se lojtari tashmë ka dhënë miratimin e tij dhe se operacioni mund të kryhet të premten e ardhshme, më 6 dhjetor.

5 Dhjetor 2024, 12:27 Nga DOSJA
Edoardo Bove nuk do të luajë sërish në Itali, nëse i

ITALI - Futbollisti Edoardo Bove, një lojtar 22-vjeçar i Fiorentinës, i cili u rrëzua pa ndjenja dhe iu nënshtrua arrestit kardio-respirator në ndeshjen kundër Interit, nuk do të jetë në gjendje të luajë përsëri në Itali, nëse duhet t’i vendoset një defibrilator nënlëkuror.

Rregulloret mjekësore sportive italiane, të përfshira në "Protokollet kardiologjike për vlerësimin e fitnesit për sportin konkurrues", nuk parashikojnë që një futbollist me defibrilator nënlëkuror të mund të luajë në Serinë A.

Lojtari italian u desh të trajtohej nga personeli mjekësor dhe të dërgohej në spital. Edhe pse Fiorentina nuk e ka përditësuar gjendjen shëndetësore të Bove që nga e hëna e kaluar, gazeta 'La Reppublica' raporton këtë të enjte se futbollisti tashmë do të kishte dhënë miratimin për implantin dhe se, për rrjedhojë, ai nuk do të mund të vazhdonte karrierën e tij sportive në Itali.

Operacioni për vendosjen e tij, sipas gazetës, mund të kryhet edhe nesër, të premten, pasi lojtari tashmë i ka nën kontroll rrahjet e zemrës dhe duhet vetëm monitorim në këtë drejtim.

Një precedent 'i afërt'

Ekziston një precedent në një rast shumë të ngjashëm. 3 vite më parë, danezi Christian Eriksen nuk mund të vazhdonte me Interin, pasi pësoi një episod të ngjashëm në Euro 2020 dhe iu implantua kjo pajisje që korrigjon çdo aritmi të mundshme, duke përdorur goditje të vogla elektrike.

Rregulli nuk është kaq i ngurtë në kampionate të tjera si Premier League angleze, në të cilën mesfushori danez aktualisht luan për Manchester United.

Ekipi i kardiologëve në Spitalin Universitar Careggi në Firence (veri) po punon për të sqaruar arsyen e saktë pse ai u rrëzua në terren. Ndërhyrja e shpejtë e ndihmës mjekësore, të cilëve iu desh ta ringjallnin në ambulancë, ishte çelësi për ta mbajtur në jetë.

'Fiore' i dedikoi atij një banderolë mbështetëse këtë të mërkurë në ndeshjen ndaj Empolit, në derbin toskan të 1/16-tës së Kupës së Italisë, që skuadra e 'Violës' humbi me penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll