Sport

Surpriza në Kupën e Spanjës, amatorët e Pontevedra dhe Logrones (D4) eliminojnë Villarrealin dhe Gironan...

Villarreali u eliminua në Kupën e Spanjës nga Pontevedra (0-1), pjesëtare e D4, këtë të mërkurë. Skuadra e vogël e Logrones gjithashtu eliminoi Gironan (0-0, me penallti 4-3)

5 Dhjetor 2024, 11:24 Nga DOSJA

Surpriza në Kupën e Spanjës, amatorët e Pontevedra dhe

SPANJE - Kjo është sensacioni i finales së 32-të të Kupës së Spanjës. Pasi mposhti Levanten në raundin e kaluar (4-1), Pontevedra eleminoi edhe Villarrealin (1-0) këtë të mërkurë dhe u kualifikua në të 16-ën.

Pjesëmarrës në D4 e dominoi ndeshjen. Ishte golashënuesi vendas Dalisson ai që shënoi golin e vetëm të takimit, me një goditje të fuqishme nga e majta në minutën e 80-të. Janarin e kaluar, “Nëndetësja e Verdhë’ u eliminua në raundin e 16-të nga Unionistas (D3).

Në të njëjtën kohë, Logrones, po në D4, arriti fitoren ndaj Gironas (0-0, 4-3 penallti). Skuadra e La Ligës, e cila garon edhe në Champions League, megjithatë e mbylli ndeshjen me epërsi numerike. Pas rezultatit 0-0, ishte Stuani ai që humbi goditjen e tij nga pika e penalltisë, duke eliminuar skuadrën katalanase.

Surpriza në Kupën e Spanjës, amatorët e Pontevedra dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll