Sport

Shpërthimi i Mbappe: "Unë marr përgjegjësinë për gabimin e rëndë"…

Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi francez humbi penalltinë e dytë radhazi në karrierën e tij

5 Dhjetor 2024, 08:30 Nga DOSJA
Shpërthimi i Mbappe: "Unë marr përgjegjësinë

SPANJE - Më shumë se një mbrëmje e keqe, për ata që si Kylian Mbappé, prisnin prej vitesh të vishnin fanelën e Real Madridit.

Dhe sapo e realizoi ëndrrën që kishte mbajtur që kur ishte fëmijë gjatë verës, me prezantimin e tij madhështor 'si stili i Ronaldos' në Santiago Bernabeu, pritshmëritë për ndikimin e tij te “los blancos” padyshim që menjëherë u ngritën në qiell.

Por, për fat të keq, aventura e tij me Merengues dhe Carlo Ancelotti nuk po shkon siç pritej dhe me mbrëmjen e djeshme ai humbi penalltinë e dytë radhazi në karrierën e tij. Një gabim fatal, ai i kryer ballë për ballë me Julen Agirrezabala, i cili bëri që Athletic Bilbao të fitonte 2-1, ndërsa Reali rrëshqiti në -4 pas liderit Barcelona.

Mbappé vendosi të shprehet me një histori në Instagram pas gabimit fatal dhe rezultatit zhgënjyes këtë mbrëmje: "Rezultat negativ. Një gabim i rëndë në një ndeshje, ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është momenti më i mirë të rrezikoj situatën dhe të tregoj se kush jam”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll