Politike

Gjykata Speciale kontrolle në banesën e ish-ministrit të Drejtësisë, arrestohet Hajredin Kuqi në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

5 Dhjetor 2024, 11:49 Nga N.F
Gjykata Speciale kontrolle në banesën e ish-ministrit të
Hajredin Kuqi

KOSOVË- Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuqi, është vendosur në pranga ditën e sotme me urdhër të Gjykatës Speciale. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha të enjten se është duke kryer operacione të vazhdueshme në Kosovë në lidhje me hetimet që është duke i kryer për vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.

Më herët, Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) tha se janë arrestuar tre persona, përfshirë ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Mediat në Kosovë raportojnë se është ndaluar edhe vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

hajredin kuqi kosove

Sondazh

Poll