EMRAT/ Dyshime për pengimin e drejtësisë, Gjykata Speciale kryen operacione dhe arrestime në Kosovë
gjykata speciale KOSOVË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha të enjten se është duke kryer operacione të vazhdueshme...
Sipas deputetëve të Partisë Socialiste, ky ligj ndihmon qytetarët që kanë marrë gjobë për riparimet që kanë bërë në banesat e tyre.
TIRANË- Një debat është krijuar në seancën e sotme plenare për shkak të një ligji që ka hartuar maxhoranca në Kuvend për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Sipas deputetëve të Partisë Socialiste, ky ligj ndihmon qytetarët që kanë marrë gjobë për riparimet që kanë bërë në banesat e tyre.
Por ky ligj që maxhoranca po kërkon që të falë, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Në vendimin e marrë në datë 22 qershor të vitit 2022, Kushtetuesja ka rrëzuar pjesërisht ligjin nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar. Sipas vendimit të Kushtetueses, në këtë ligj është shfuqizuar shkronja 'e' e nenit 1, për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 22.06.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 52, pika 1 të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”. Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
Shqyrtimi i çështjes i përket juridiksionit kushtetues, pasi kërkesa e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë bazohet në nenin 145, pika 2 të Kushtetutës dhe në përmbajtje parashtron argumente kushtetuese për papajtueshmërinë e ligjit në raport me parimet dhe normat kushtetuese.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në kuptim të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014 për pjesën që kjo dispozitë parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në nxjerrjen e këtij konkluzioni Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se gjykata referuese po shqyrton padinë e një individi që ka kundërshtuar aktet administrative të dënimit me gjobë dhe të prishjes së objektit, që ai e ka ndërtuar pa leje për qëllime banimi pas tërmetit të vitit 2019.
Neni 52, pika 1, shkronja “e” i ligjit nr. 107/2014 kufizon të drejtën e pronës private, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës përderisa parashikon gjobë, në kushtet kur jurisprudenca kushtetuese ka theksuar se “ detyrimet financiare, duke përfshirë edhe gjobën, janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private, pasi pagesa e një sasie të caktuar të hollash, e barasvlershme në këtë rast me masën e gjobës, është një shumë që merret nga pasuria e individit”.
Kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës. Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik për kontrollin e ligjshëm të territorit dhe frenimin/parandalimin e ndërtimeve pa leje, mënyra e llogaritjes së masës së gjobës për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave të strehimit nuk respekton kriterin e proporcionalitetit.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 – muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
gjykata speciale KOSOVË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha të enjten se është duke kryer operacione të vazhdueshme...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka akuzuar PS-në dhe qeverinë Rama se ka arrestuar njerëz për 5 mijë...
Majko TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për fa...
ulsi manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur me tone të larta në foltoren e Kuvendit se gjobat p&...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se ligji për faljen e gjobave të propozuar nga PS-ja po hartohet në...
gazment bardhi TIRANË- Në Kuvend vijon debati për ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Dep...
Blendi Klosi DIBËR- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi do të jetë drejtuesi i ri politik i Partisë Socialiste p...
bledion nallbati TIRANË- Ligji i propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtime pa leje ka shkaktuar debate të ashpra...
Kuvendi TIRANË- Propozimi i PS-së për faljen e gjobave të ndërtimit pa leje ka sjell tensione në Kuvend. Deputetët ...
Bardhi TIRANË- Debati në Kuvend ka degraduar për shkak të propozimit të ligjit për faljen e gjobave për ndërti...