Politike

Përfaqësues të Partisë Demokratike në SHBA, Këlliçi: PD krenare krah republikanëve amerikanë, konservatorëve britanikë dhe kristian-demokratët gjermanë

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka postuar disa foto "Facebook" ku shfaqet sëbashku me deputeten demokrate Albana Vokshin dhe kreun e PR-së Fatmir Mediu.

4 Dhjetor 2024, 19:53 Nga ZH.LL
Përfaqësues të Partisë Demokratike në SHBA,
PD

WASHINTON- Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane ndodhen në Washington pasi po marrin pjesë në Forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Partive të Djathta dhe të Qendrës së Djathtë. Kjo organizatë përfshin 84 parti politike nga 65 shtete të ndryshme të botës.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka postuar disa foto "Facebook" ku shfaqet sëbashku me deputeten demokrate Albana Vokshin dhe kreun e PR-së Fatmir Mediu.

Këlliçi shprehet se në këtë organizatë, Partia Demokratike shqiptare rreshtohet krenare krahë partive të saj si motra nga e tërë bota.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq nga ëashington DC, ku sëbashku me Albanën, Fatmirin, Enrin, Sentionin dhe Ergysin, po marim pjesë në Forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Partive të Djathta dhe të Qendrës së Djathtë, organizatë e cila përfshin 84 parti politike nga 65 shtete të ndryshme të botës.
Në këtë organizatë Partia Demokratike e Shqipërisë rreshtohet krenare krahë partive të saj simotra nga e tërë bota, përfshi Partinë Republikane Amerikane, Konservatorët e Britanisë së Madhe, Kristian Demokratët Gjermanë të CDU , etj.
Kushdo që ende ka ndonjë iluzion se Partia Demokratike e Shqipërisë me Kryetar Prof. Dr. Sali Berishën është e izoluar, bën mirë ti hedhë sytë nga klubi i miqve dhe partnerët e Edi Ramës, me në krye Lukashenkon dhe Charles McGonigal!

belind kellici pd washinton

Sondazh

Poll