Sport

Dinamo thuajse perfekte, mund Vllazninë në “Loro Boriçi”!

Dinamo mori tre pikë mëse të merituara për atë që bëri thuajse gjatë gjithë këtij takimi. Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vend të dytë, ndërsa Vllaznia e katërta.

4 Dhjetor 2024, 21:59 Nga DOSJA

Dinamo thuajse perfekte, mund Vllazninë në “Loro

SHKODER - Dinamo ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në një ndeshje të mbyllur në mënyrë dramatike me shifrat 3-2 në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë vendase. Blutë zhvilluan një ndeshje thuajse perfekte, duke dominuar përballë shkodranëve që ishin të paqartë në çdo repart me veprimet e tyre.

Goli spektakolar i Zabërgjës ishte ai që i dha avantazhin bluve, ndërsa më pas Nani me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat para pushimit. Një tjetër gol i Nani në pjesën e dytë bëri që ndeshja të dukej e mbyllur teksa Qarri dhe shtylla shmangën katastrofën për kuqeblutë. Por fundi i ndeshjes u bë dramatik. Fillimisht i riu Spahija nisi Çobën drejt portës për të shënuar golin që shkurtoi diferencën në minutën e 87-të.

Më pas ishte vetë mbrojtësi ai i cili dy minuta më vonë tundi rrjetën për të bërë hapur përsëri këtë ndeshje për kuqeblutë. Por tentativat e këtyre të fundit për të gjetur golin e mrekullisë, nuk ishin rezultative e në fund ishte Dinamo që mori tre pikë mëse të merituara për atë që bëri thuajse gjatë gjithë këtij takimi. Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vend të dytë, ndërsa Vllaznia e katërta.

Dinamo thuajse perfekte, mund Vllazninë në “Loro

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll