Sport

Përcaktohet vendi dhe orari i finales së parë të sezonit, Superkupa e Shqipërisë!

Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal do të vendoset në stadiumin “Arena Kombëtare”.

4 Dhjetor 2024, 21:49 Nga DOSJA
Përcaktohet vendi dhe orari i finales së parë të sezonit,

TIRANE - Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Kukësi, do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00.

Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal do të vendoset në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një ndeshje interesante pritet mes dy ekipeve që do të kërkojnë me çdo kusht trofeun e Superkupës.

Egnatia vjen në këtë sfidë si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë. Në ditët në vijim, FSHF do të nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Dhjetor 2024, 14:00

Edoardo Bove mbahet në terapi intensive

ITALI - Takimi Fiorentina-Inter u shënua nga një moment i madh ankthi pas shqetësimit të Edoardo Bove, mesfushorit të Fiorentinë...