Sport

Elbasani përmbys Bylisin dhe rigjen fitoren pas 8 ndeshjesh!

Në ndeshjen tjetër që u luajt pasditen e sotme, Teuta dhe Laçi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 argëtues në “Niko Dovana”, me të dy skuadrat që kanë krijuar shumë raste para portave.

4 Dhjetor 2024, 21:40 Nga DOSJA

Elbasani përmbys Bylisin dhe rigjen fitoren pas 8 ndeshjesh!

ELBASAN - Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë e cila u vendos me përmbysje, pasi të parët kaluan ballshiotët në avantazh. Dhe pse me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të kapitenit Abazaj në minutën e 31-të, skuadra e Dedes befasoi në fundin e pjesës së parë duke zhbllokuar sfidën me Malomon.

Djemtë e drejtuar nga Bordin reaguan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Kasa që barazoi takimin me një goditje spektakolare nga jashtë zone. Heroi i takimit për Elbasanin ndërkohë rezultoi Lleshi, që u fut nga stoli. Kjo pasi realizoi dy gola, të cilët erdhën nga gabimet në mbrojtjen mike. Kështu Elbasani rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjesh në kampionat.

Ishte pikërisht transferta e Bylisit që sillte 3 pikë, që tashmë fitohen dhe në Elbasan. Bylisi ndodhet në vendin e fundit me 13 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 21 pikë pas 16 javësh kampionat. Në ndeshjen tjetër që u luajt pasditen e sotme, Teuta dhe Laçi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 argëtues në “Niko Dovana”, me të dy skuadrat që kanë krijuar shumë raste para portave.

Në një ndeshje mes dy skuadrave që luftonin për t’iu larguar fundit dhe bashkuar me grupin e skuadrave që luajnë për katërshen e parë, portat e Tafas dhe Dajsinanit janë vënë shpesh në vështirësi. Por rrjeta u tund vetëm dy herë, me Mjakin nga miqtë në pjesën e parë dhe Jazxhi për vendasit në të dytën. Ndaj në fund, të dy ekipet u desh të kënaqen me barazimin 1-1, që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në renditjen e Superiores ku mbeten të rrezikuar nga zona e ftohtë.

Elbasani përmbys Bylisin dhe rigjen fitoren pas 8 ndeshjesh!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Dhjetor 2024, 14:00

Edoardo Bove mbahet në terapi intensive

ITALI - Takimi Fiorentina-Inter u shënua nga një moment i madh ankthi pas shqetësimit të Edoardo Bove, mesfushorit të Fiorentinë...