Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, brenda ndodhej një grua e moshuar, fatmirësisht vetëm dëme materiale

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Bëhet me dije se zjarrëfikësja mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët, megjithatë, të gjitha orenditë shtëpiake janë diegur.

4 Dhjetor 2024, 21:41 Nga ZH.LL
Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër,
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një banesë në fashtin Shtoj të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat paraprake, mësohet se në banesë ndodhej vetëm një grua e moshuar.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Bëhet me dije se zjarrëfikësja mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët, megjithatë, të gjitha orenditë shtëpiake janë diegur.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e zjarit. Hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

shkoder zjarr ne banese

Sondazh

Poll