Aktualitet

Zbërthimi i aplikacionit “Matrix”/ Lala: Gjuha shqipe është prezente në këtë platformë

Gjithashtu Lala tha se Matrix është përgjuar në 3 muajt e fundit, ndërkohë që platforma është përdorur prej 2021.

4 Dhjetor 2024, 21:28 Nga E. D
Zbërthimi i aplikacionit “Matrix”/ Lala: Gjuha shqipe
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se edhe gjuha shqipe është prezente në platformën “Matrix”. Lala e ftuar në emisionin 'Open në News24' u shpreh se Eurojust ka pranuar indirekt se kjo platformë është përdorur edhe nga shqiptarët, brenda apo jashtë Shqipërisë. Gjithashtu Lala tha se Matrix është përgjuar në tre muajt e fundit, ndërkohë që platforma është përdorur prej 2021. Më tej Lala u shpreh se në Shqipëri është folur për herë të parë kur iu bë atentat Nuredin Dumanit, i cili ka pohuar se ka komunikuar me Suel Çelën përmes Matrix.

“Sot Eurojust na është përgjigjur menjëherë për kërkesën e News24  që i kemi drejtuar lidhur me platformën Matrix dhe Eurojust thotë se ka suportuar autoritetet franceze dhe holandeze sa i takon zbërthimit të aplikacionit. Eurojust thotë se nuk është në gjendje të japë detaje lidhur me profilin e personave që e kanë përdorur apo se çfarë përmbajnë mesazhet. Në Holandë u vra një gazetar shumë i njohur investigativ. Në momentin që gazetari u ekzekutua, në telefonin e një prej të dyshuarve, u gjet aplikacioni Matrix. Këtu u ngrit alarmi se kemi një aplikacion që duhet parë, që përdorej për trafik droge, vrasje, krim të organizuar. Janë edhe dy aplikacione të tjera shumë të kushtetueshme që po përdoren tani”, tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll