Sport

Pep Guardiola, duket e gjen zgjidhjen për Manchester Cityn në La Liga…

Në mes të një krize, Manchester City po përpiqet të gjejë zgjidhje për të forcuar veten gjatë një afati kalimtar që premton të jetë vendimtar.

3 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Pep Guardiola, duket e gjen zgjidhjen për Manchester Cityn në La

ANGLI - Fundi i një mbretërimi. Drejt Liverpoolit udhëtoi Manchester City, ku rregjistroi shtatë ndeshje radhazi pa fitore, përfshirë gjashtë humbje.

Dhe në fushën e një Anfield inkandeshente, “Qytetarët”, katër here radhazi kampionë të Anglisë, nuk mund të bënin asgjë kundër furisë së Reds. Pavarësisht një zgjimi të lehtë gjatë aktit të dytë, djemtë e Pep Guardiolës u mposhtën në të gjitha fushat për të humbur me rezultatin 2-0.

Pas 13 ditësh në kampionat, Mancuniens janë 11 pikë prapa skuadrës së Arne Slot, liderë të padiskutueshëm të Premier League. Mjaft për të shtyrë drejtuesit e Mançesterit të reagojnë gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Një mbrojtës i ri, 18-vjeçar

Siç zbulon The Sun, priten rekrutime, por emri i përmendur nga tabloidi nuk është domosdoshmërisht ai që pritet. Sipas informacioneve të tyre, anglezët po mbajnë një sy vigjilent mbi evoluimin e situatës së të riut Juma Bah, qendërmbrojtësit të Valladolidit, vetëm 18 vjeç.

Me origjinë nga Sierra Leone, ai ka luajtur shtatë ndeshje në La Liga që nga fillimi i sezonit për fundin e La Ligës. Me 1.95 metra i gjatë, ai mundi të vendosej në praparojën e skuadrës së drejtuar nga Ronaldo si president, edhe pse fillimisht pritej të luante për ekipin rezervë.

Me një kontratë deri në qershor 2025, ai nuk do të kushtonte shumë nëse Manchester City e shikon vërtet rastin e tij. 

B.T(Dosja.al)

Sondazh

Poll