3 Dhjetor 2024, 11:27
Nga I.A
Noka dhe Kociu
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka prezantuar sot amemndametin për minimumin jetik në Kuvend. Gjatë fjalës në seancën plenare Noka u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që nuk përcakton minimumin jetik.
"Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?", tha Noka.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar se PS-ja është kundër këtij propozimi. Sipas saj qeveria ka bërë politika për të forcuar progamet e punësimit dhe jo për të dhënë lëmoshë.
"Ne kemi pasur politika që janë të përqendruara në rritjen e punësimit dhe rritjen e pagave. Sot paga minimale është sa dyfishi i pagave në 2013. Politikat tona janë për të nxitur të papunët. Synimi ynë kryesor është që të forcojmë programet e punësimit dhe të integrimit të atyre që janë forcë pune dhe jo të japim lëmosh duke mos synuar integrimin e tyre në tregun e punës. Qëllimi ynë është që të integrojmë ata që kanë mundësi për të punuar. Programet e punësimit për të rinjtë janë programe që afësojnë të rinjtë në tregun e punës, shtresat e varfëra nuk kanë nevojë që të sigurojnë miqëqenien me lëmosh por duke i integruar në tregun e punës. Jemi duke bërë progtrame pro familjes dhe jemi duke aplikuar poltikën e baby bonus. Ne jemi kundër këtij propozimi për minimumin jetik", tha ajo.
flamur noka seance plenare 12 dhjetor 2024 albana kociu
Politike
3 Dhjetor 2024, 11:15
r.ll
noka, shalsi
TIRANË- Pas kryetarit të PD-së, Sali Berishës, në foltoren e Kuvendit ka mbajtur fjalën deputeti socialist, Edu...
Politike
3 Dhjetor 2024, 11:02
N.F
Arben Tafaj
TIRANË- Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj është ndarë nga jeta ditën e sotme. Pas ndarjes n...
Politike
3 Dhjetor 2024, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se ka alokuar buxhetin më të ulët pë...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:58
r.ll
votimi ne kuvend
TIRANË- Mazhoranca ka refuzuar me 72 vota kundër miratimin e dy amendanteve të propozuara nga kryetari i PD-së, Sali ...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për krimet e rënda të ndodhura në...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë pas një viti m...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:31
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij pas 11 muajsh në foltoren e Kuvendit ka kërkuar t&e...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:23
r.ll
pamje nga kuvendi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas 11 muajsh në arrest shtëpiak, është i pranishëm ...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:25
N.F
Eduard Duro
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur ditën e sotme në ambientet e&nbs...
Politike
3 Dhjetor 2024, 10:03
N.F
Thomas Hacker
KOSOVË- Deputeti gjerman, Thomas Hacker së fundmi ka reaguar në ldhje me sulmin e regjistuar në Zubin Potok. Hac...