Politike

Ndahet nga jeta kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj! Reagon Alimehmeti: Një qytetar elitar dhe një politikan i spikatur

Pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt ka reaguar familja e tij, ku në një postim në rrjetin social zyrtar të Kryetarit te Shoqatës Tirana, shkruhet se përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë në orën 11:00.

3 Dhjetor 2024, 11:02 Nga N.F
Ndahet nga jeta kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj! Reagon Alimehmeti:
Arben Tafaj 

TIRANË- Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj është ndarë nga jeta ditën e sotme. Pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt ka reaguar familja e tij, ku në një postim në rrjetin social zyrtar të Kryetarit te Shoqatës Tirana, shkruhet se përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë në orën 11:00.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj!

Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Ngushëllimet e perzemerta familjes!  Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë më datë 4 Dhjetor, ora 11:00 në Funeral Home Alba 2000 në Rrugën e Dibrës”, shkruhet në postim.

Gjithashtu në lidhje me ndarjen nga jeta të Tafajt ka reaguar edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në "Instagram" ka shprehur ngushëllimet për familjen e ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Alimehmeti përveç një mik e quajti Tafajn një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare. Ai shtoi se humbja e tij është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës


“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës! Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni”, shkruan Alimehmeti.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Alimehmeti (@ilir_alimehmeti)

nderron jete arben tafaj 

Sondazh

Poll