Politike

Mazhoranca voton kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025

Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

3 Dhjetor 2024, 10:58 Nga r.ll
Mazhoranca voton kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për
votimi ne kuvend

TIRANË- Mazhoranca ka refuzuar me 72 vota kundër miratimin e dy amendanteve të propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për projektbuxhetin 2025. Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

sali berisha seance plenare 3 dhjetor 2024

Sondazh

Poll