Aktualitet

Dëbora zbardh Voskopojën, pamje mahnitëse nga fshati turistik, një nga destinacionet më të kërkuara për festat e fundvit

28 Dhjetor 2019, 07:40 Nga DOSJA
Dëbora zbardh Voskopojën, pamje mahnitëse nga fshati turistik,

Korçë-Për herë të parë në këtë sezon dimëror Voskopoja është mbuluar nga dëbora. Fshati turistik i njohur për kishat, manastiret, rrugicat e kalldrëmta dhe peizazhin e veçantë natyror bëhet edhe më i bukur nën petkun e bardhë të dëborës ndërkohë që për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Voskopojë duket se ky fshat do të ofrojë shumë.

Voskopoja mbetet një prej destinacioneve më të rëndësishme dimërore në vend ndërsa janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të kalojnë këtu jo vetëm natën e ndërrimit të viteve por edhe ditët e para të 2020. Peizazhi dimëror është një ndër atraksionet kryesore të Voskopojës ndërkohë që edhe në stinët e tjera interesi mbetet i lartë. Të paktën 50 000 persona vizituan gjatë 2019 fshatin turistik të njohur për kulturën traditat por edhe elementët e tjerë të shumtë natyrorë.

Marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll