Politike

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit, deputetët e Kuvendit nderojnë figurën e profesorit

Berisha tha se profesori ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporë, ndërsa shtoi se fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjet kombëtare dhe interesit kombëtar.

3 Dhjetor 2024, 10:31 Nga r.ll
Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta
kuvendi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij pas 11 muajsh në foltoren e Kuvendit ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishti.

Berisha tha se profesori ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporë, ndërsa shtoi se fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjet kombëtare dhe interesit kombëtar.

"Këto ditë është ndarë nga jeta një kolos i mendimit intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbaritë dhe torturat më çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptarë në diasporën dhe emigracionin tonë. Fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar. Ai, një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës. Por, dha një kontribut dhe fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto, unë ftoj parlamentin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje.", u shpreh Berisha.

sali berisha seance plenare 3 dhejtor 2024

Sondazh

Poll