Sport

Ylli i Spurs vjen në stadium për ndeshjen me Fulhamin, por dërgohet në shtëpi...

Dominic Solanke ka munguar në protokollin e ndeshjes

2 Dhjetor 2024, 17:08 Nga DOSJA
Ylli i Spurs vjen në stadium për ndeshjen me Fulhamin, por

ANGLI - Në orët e fundit, shtypi anglez ka raportuar për një episod qesharak me protagonist Dominic Solanke, para ndeshjes së kësaj të diele me Fulhamin, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Sipas ‘The Sun’, sulmuesi anglez i Spurs ka mbërritur në stadium gati për të ndihmuar ekipin, por ai është dërguar në shtëpi nga trajneri Ange Postecoglou.

Në fund të ndeshjes, trajneri shpjegoi se çfarë ndodhi: "Ai mbërriti këtu (në stadium), por nuk po dukej shumë mirë. Ai nuk ndihej shumë mirë dhe për këtë arsye vendosëm ta dërgonim në shtëpi. Ne shpresoj që ai të rikuperohet mirë dhe të jetë gati për ndeshjen e radhës”.
Kujtojmë se Solanke, 27 vjeç, ka qenë një nga më të përdorurit nga Postecoglou në sezonin aktual të Tottenham. Sulmuesi ka gjashtë gola dhe tre asistime në 17 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll