Sport

Tension në dhomën e zhveshjes së PSG-së: lojtarët "të befasuar" nga Luis Enrique

Metodat e trajnerit spanjol nuk i pëlqejnë skuadrës, e cila mbetet në një situatë të brishtë në Champions League.

2 Dhjetor 2024, 16:56 Nga DOSJA
Tension në dhomën e zhveshjes së PSG-së: lojtarët

FRANCE - Këtë të hënë, shtypi francez raporton për një “tensionin” që ekziston në dhomat e zhveshjes së PSG-së dhe thekson se lojtarët janë “lodhur nga metodat” e trajnerit Luis Enrique.

Sipas ‘RMC Sport’, vendimet e marra nga trajneri spanjol, pas humbjes ndaj Bayern Munichut (1-0) për Ligën e Kampionëve, duket se i kanë habitur lojtarët, të cilët janë ngopur me ndryshime të papritura. I njëjti burim thotë se zgjedhjet e Luis Enrique nuk përputhen me atë që është punuar gjatë stërvitjes dhe se disa anëtarë të skuadrës ndihen "të indinjuar dhe të befasuar".

Një prej tyre është mesfushori Fabián Ruiz, i cili e pa largimin e tij të bllokuar nga trajneri në verë, pasi fitoi Euro'2024 dhe, që atëherë, nuk është përdorur aq shpesh sa dëshironte.
“Sot nuk mund të flasim për një krizë, por një shkëndijë e vogël mund të ndezë një zjarr. Gjithëfuqia e Luis Enrique tenton të shqetësojë klubin”,- përfundon ai publikim.

Duhet theksuar se, pavarësisht se ka qëndruar rehat në krye të Ligue 1, PSG nuk ka mundur të shkëlqejë në Champions League... përkundrazi. Parizienët mbeten, në xhiron e 5-të, jashtë vendeve të “play-off”-it, në vendin e 25-të, me vetëm 4 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll