2 Dhjetor 2024, 15:38
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti duke folur sot për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit tha se është i bindur se Serbia është treguar më agresive ndaj Kosovës që kur kjo e fundit filloi të reagojë me vendosmëri kundër kriminalitetit dhe paligjshmërisë në komunat me shumicë serbe.
Kurti duke folur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u shpreh se deri tani janë zbuluar 12 depo me armatime të shumëllojshme në katër komuna me shumicë serbe. Ai tha gjithashtu se gjithnjë e më shumë qytetarë po bashkëpunojnë me shtetin e Kosovës.
“Kjo po vazhdon, dikur për çdo muaj, më pastaj për çdo javë e tash për çdo ditë. Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë. Organizatat kriminale “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” i kemi shpallur organizata terroriste me 29 qershor të vitit të kaluar dhe është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës. Kjo nuk do të thotë që nuk ka elemente kriminale ende atje. Pas 24 vjetësh në katër komunat e veriut janë hapur e funksionalizuar zyrat e regjistrimit të bizneseve e kadastrave, janë mbyllur 6 filiale të bankave të Serbisë. Mbi 4 mijë qytetarë serbë të Kosovës i kanë dorëzuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia e janë pajisur me targa RKS e mbi 6 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shofer të Kosovës, e ky sukses i shtetit e rriti nervozen e agresivitetin në Beograd”, tha Kurti.
Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti foli edhe për rritjen e buxhetit për fushën e mbrojtjes. Ai theksoi se prej kohësh arsenali i ushtrisë kosovare është pasuruar me dronët luftarak Bayraktar nga Republika e Turqisë dhe sistemin anti-tank Javelin nga SHBA.
“Ne do të dëshironim që në vend të shpenzonim për armatim e municion të shpenzonim për fushat tjera, por për shkak të fqinjit tonë agresiv verior që nuk na njeh, mohon krimet e luftës e vazhdimisht na provokon, dhe në anën tjetër për shkak të tensioneve të reja gjeopolitike, jo vetëm në kontinentin tonë e kemi trefishuar buxhetin e ushtrisë. E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve të rekrutuar, dhe i kemi katërfishuar numrin e ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit”, u shpreh Kurti duke shtuar se është hequr kufizimi i numrit të ushtarëve në FSK.
albin kurti
Politike
2 Dhjetor 2024, 15:34
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e pa...
Politike
2 Dhjetor 2024, 14:47
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njëkohësisht zëvendëskryeministre ka...
Politike
2 Dhjetor 2024, 13:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha i ka kërkuar kreut të SPAK Altin Dumani që t’u tregojë qytetar&...
Politike
2 Dhjetor 2024, 13:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet në konferencën e sotme lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-së...
Politike
2 Dhjetor 2024, 13:09
r.ll
pamje nga konferenca
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se mosbindja civile e opozitës mund të vazhdojë deri ditën e zgje...
Politike
2 Dhjetor 2024, 12:59
r.ll
sali berisha
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së, Sali Berisha ...
Politike
2 Dhjetor 2024, 12:49
r.ll
pamje nga konferenca
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e mbështet protestën e th...
Politike
2 Dhjetor 2024, 12:45
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencë se kryeministri Edi Rama ka përmbysur studimin e pronave n&e...
Politike
2 Dhjetor 2024, 12:42
I.A
KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara p&...
Politike
2 Dhjetor 2024, 12:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në nj&eum...