Politike

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi. Përmendet dhe Balla aty

Gjatë takimit më gazetarët, Berisha ka publikuar një faqe të dosjes ku Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij, Julian Gjoshës. 

2 Dhjetor 2024, 13:29 Nga I.A
Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha i ka kërkuar kreut të SPAK Altin Dumani që t’u tregojë qytetarëve se kush është ‘Olsi’ që del në përgjimet e dosjes së Çyrbjas. Gjatë takimit më gazetarët, Berisha ka publikuar një faqe të dosjes ku Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij, Julian Gjoshës. Sipas kryedemokratit, vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimi si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit.

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë
Pjese nga dosja

"Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi. Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon. Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Por Olsi Dado nuk është. Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi. Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.
A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër? Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin.

Lexojeni aty. Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen. Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen. Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani. Ja ku e keni. Në këtë rast nuk është Dado. Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh. Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin. Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar. Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë. Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit," tha Berisha. 

sali berisha altin dumani olsi cela

Sondazh

Poll