Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, gjendet makinëa e Julian Gjoshit te Shkëmbi i Kavajës

Mësohet se makina është gjetur nga policia paraditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

2 Dhjetor 2024, 13:05 Nga I.A
Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, gjendet makinëa e Julian Gjoshit te
Julian Gjoshi

KAVAJË- Makina e autorit të vrasjes së Alfred Dedjas dje në Ndroq në Tiranës është gjetur ditën e sotme. Mësohet se makina është gjetur nga policia paraditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ndërkohë që targat e makinës ishin hequr dhe hedhur disa metra larg makinës. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi. Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. 

Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.

julian gjoshi alfred dedja

Sondazh

Poll