Aktualitet

Masa ajrore të ftohta e të thata, parashikimi i motit për sot

Për ditët e Hënë e Martë e pjesërisht e Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

2 Dhjetor 2024, 07:15 Nga N.F
Masa ajrore të ftohta e të thata, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa. Më konkretisht. Për ditët e Hënë e Martë e pjesërisht e Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.


Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar. Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave. Era për ditët e Hënë, e Enjte, e Premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll