Politike

Shpërthimi në Zubin Potok/ Ministri britanik për Europën: Sulm i tmerrshëm, duhet të bëhet një hetim i plotë, autorët të mbajnë përgjegjësi

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje. Doughty thotë se ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.

1 Dhjetor 2024, 08:11 Nga M.B
Shpërthimi në Zubin Potok/ Ministri britanik për Europën:
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Ministri britanik për EUropën, Stephen Doughty e ka konsideruar si të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje. Doughty thotë se ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi", shkruan ai. 

Shpërthimi në Zubin Potok/ Ministri britanik për Europën:

kosova

Sondazh

Poll