Sigurimi i së ardhmes/ Analiza e REL: Kosova “të mos rreshtohet në anën e gabuar” të Trumpit
KOSOVË- “Dashuri e vështirë” - kështu e përshkruan marrëdhënien mes Qeverisë së Kosovës dhe Shte...
Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
SELENICË- Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin nga Selenica që terrorizoi fshatin mbrëmjen e kaluar pasi në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua në kodrat e fshatit Brataj për t’i shpëtuar Policisë. Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës, në kushtet e një terreni të vështirë malor dhe të pyllëzuar. Si rezultat, sot në mesditë, në kodrat e fshatit Brataj, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Brataj.
Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit tip kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër mbrëmjen e djeshme. 44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
KOSOVË- “Dashuri e vështirë” - kështu e përshkruan marrëdhënien mes Qeverisë së Kosovës dhe Shte...
Kanali i ujit KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë se po normalizohet furnizimi me ujë nga liqeni i Ujmanit ne veri të vendit,...
Protesta LEZHA- Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kanë protestuar kundër dhunimit të të d...
Edvin Sadiku ITALIA- Afro 8 vite pas vrasjes së shqiptarit Edivin Sadiku, autoritetet italiane kanë arrestuar 37-vjeçarin me iniciale...
Foto nga vendi i ngjarjes KORÇA- Reshjet e dëborës dhe ngrica kanë sjellë pasojat e tyre në qarkullimin e automjeteve n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një 48-vjeçar me inicilate G. Q., është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka plagosur me th...
Foto ilustruese KAMËZ- Një aksident ka ndodhur në Kamëz nga ku mësohet se një 64-vjeçare ka ndërruar jet&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Ermir Murataj, 33-vjeç, Xhordjan Debrova, 19-vjeç janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se ...
Foto ilustruese BERAT- Një konflikt mes fqinjësh është regjistruar në Dimal nga ku mësohet se tre persona kanë mbet...
Foto ilustruese GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ditën e sotme nga ku mësohet se një 46-vjeçar s...