Aktualitet

VIDEO/ Dëbora dhe ngrica në qarkun e Korçës, probleme me qarkullimin e automjeteve në aksin Qafë Qarri-Ersekë

Në video shihen disa automjete të cilat në atë moment e kanë thuajse të pamundur lëvizjen për shkak të ngricës apo prezencës së akullit në rrugë.

1 Dhjetor 2024, 12:28 Nga M.B
VIDEO/ Dëbora dhe ngrica në qarkun e Korçës, probleme me
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Reshjet e dëborës dhe ngrica kanë sjellë pasojat e tyre në qarkullimin e automjeteve në qarkun e Korçës. Sikurse u raportua dhe më parë, aksi nacional Qafë Qarri-Ersekë nuk është i kalueshëm. Konkretisht në zonë, sikurse shihet dhe në videon mëpshtë, automjetet kanë patur vështirësi të mëdha në qarkullim.

Në video shihen disa automjete të cilat në atë moment e kanë thuajse të pamundur lëvizjen për shkak të ngricës apo prezencës së akullit në rrugë.

Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë. Gjithashtu mësohet se në Dardhë, trashësia e borës ka shkuar në 15 centimetra dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore. Në zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës trashësia e borës varion nga 20-30 centimetra.

moti i keq nevend

Sondazh

Poll