Aktualitet

EMRI/ Prodhonte dhe shiste vaj kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Mësohet se 35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.

1 Dhjetor 2024, 10:32 Nga M.B

 

EMRI/ Prodhonte dhe shiste vaj kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në
Sendet e sekuestruara

SARANDA- 35-vjeçari Barjam Kanushi është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se prodhonte dhe shiste vaji kanabisi dhe posedonte dhe armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë. Mësohet se 35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.

Bëhet me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pjesë nga njoftimi:

Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze”.

Si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Barjam Kanushi, 35 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

saranda

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2024, 21:07 I.A

VIDEO/ Dëbora zbardh edhe Korçën

Bora KORÇË- Reshjet e dëborës kanë nisur dhe në qytetin e Korçës. Mësohet se reshjet e dëborës k...